Fakultetit të Mjekësisë Dentare ju dhuruan 125 maska mbrojtëse “FaceShieldMask”, si pjesë e nismës “FaceShieldMask Albanian” të koordinuar nga Znj. Dea Buza. Ky donacion është pjesë e pajisjeve mbrojtëse të dhuruara për spitalet Shqiptare dhe QSUT. Këto maska do të shërbejnë për studentët dhe stafin e Fakultetit të Mjekësisë Dentare për mbrojtjen e tyre gjatë procedurave të ndryshme klinike. Falenderojmë ekipin e “FaceShieldMask Albania” për ndihmën dhe pajisjen e studentëve me mjetet mbrojtëse të domosdoshme në këtë periudhë.