Të nderuar studentë, miq e kolegë,
Dëshiroj t`ju njoftoj se ditën e premte, në datë 14 Maj 2021, ora 10.30, lektori NUNZIO CIRULLI, specialist i fushës së ortodoncisë dhe pjesëtar i Stafit Akademik të Universitetit “Aldo Moro”, Bari, do të mbajë leksionin me temë:
“Challenges in multidisciplinary orthodontics”
Abstract: “The reduction of orthodontic treatment time represents one of the more common requests by patients. However, while we attend to the patient’s request, safely moving teeth and stability of our results are very important and must be stressed.
The effectiveness of the orthodontic treatment thanks a multidisciplinary approach allowing the orthodontist to obtain complex orthodontic movements.
The use of Temporary orthodontic devices as well as corticotomy with piezosurgery gives the orthodontist new opportunities to reach optimal results, reducing the time of treatment.”
Leksioni është mjaft interesant dhe i përket fushës së Ortodoncisë. Rikujtojmë me kënaqësi se në nëntor 2019 ekipi i profesorëve nga Universiteti “Aldo Moro” dhe Prof. Cirulli zhvilluan një kurs teoriko praktik falas për studentët dhe stafin, gjatë të cilit u bë falas trajtimi i plotë me maskerina transparente për tre studentë të FMD! Falenderim i veçantë për miqtë tanë akademikë nga universitetet bashkëpunëtore!
Webinari do të zgjasë tre orë, ai është FALAS dhe mund të ndiqet nga studentë, staf i FMD dhe KSU dhe profesionistë.
Këto webinare do të pasohen nga një sërë webinaresh të tjera në vijim, nga profesorë e akademikë të ftuar, nga Universiteti “Aldo Moro” i Barit, si dhe nga Universitete të tjera me të cilat FMD bashkëpunon që prej 5 vitesh. Për datat dhe orën e zhvillimit të tyre do të njoftoheni vazhdimisht.
Të dhënat gjenden në linkun e mëposhtëm!
https://us02web.zoom.us/j/84031615645
Jeni të mirëpritur!