Të nderuar kolegë dhe studentë,
Ju bëj me dije se Zv. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Dentare nga Universiteti i Mjekësisë dhe Farmacisë i Craiovës,
Prof. Asoc. HORIA MANOLEA,
Specialist i Protetikës dhe i Materialeve Dentare,
me një ekip akademikësh dhe profesorësh nga Universiteti i Crajovës, Rumani, gjatë javës së ardhshme do të jenë në Universitetin e Mjekësisë Tiranë
për të mbajtur leksione në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Fakultetin e Mjekësisë Dentare.
Në kuadër të shkëmbimeve Erasmus + ndërmjet dy universiteteve, pas takimeve zyrtare me Rektorin e UMT dhe drejtues të Fakulteteve, profesorët do të vijojnë me pjesën e leksioneve.
Prof. Manolea do të referojë disa leksione shumë interesante në Fakultetin e Mjekësisë Dentare sioas axhendës së mëposhtme:
Ditën e hënë, data 13 dhjetor ora 10.00-11.00, leksioni me temë: “Zgjedhja e duhur e materialeve dentare. Pse është i nevojshëm kërkimi shkencor7 në shkollat mjekësore”.
Ditën e martë, data 14 dhjetor, 13.00-15.00, leksionet me tematikë:
“Vlerësimi i biokompatibilitetit të materialeve për shtimin e kockës” dhe
“Vetitë mekanike, biokompatibiliteti dhe aplikimet klinike të restaurimeve prej zirkoniumi”.
Janë të ftuar të marrin pjesë studentët, stafi i FMD dhe KSU.
Faleminderit!