🔜THIRRJE PER APLIKIM
Hapen procedurat e pranimit dhe regjistrimit në Programet e Specializimeve Afatgjata në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2021-2022.
Fakulteti i Mjekësisë Dentare për programet e ciklit të tretë të studimeve, specializime afatgiata, për vitin akademik 2021-2022 hap procesin e regjistrimeve në dy programe studimi:
✔️ Specializim Afatgjatë në Pedodonti – Dentistri Pediatrike° ✔️ 5 kuota
✔️ Specializim Afatgjatë në Terapi Stomatologjike° ✔️ 5 kuota
Kandidatët aplikojnë për një program specializues afatgiatë nga data 21.02.2022 deri më datë 07.03.2022.
Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e specializimeve afatgiata, në fushën e mjekësisë, kandidatët që:
- Kanë përfunduar në Republikën e Shqipërisë me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse, në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, si dhe kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit në Republikën e Shqipërisë;
- Janë diplomuar jashtë vendit në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë institucionit përgjegjës, si dhe kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit në Republikën e Shqipërisë.
Informacionin e plotë lidhur me kuotat, procedurat e pranimit dhe regjistrimit në programet e specializimit afatgjatë për vitin akademik 2021-2022, në Fakultetin e Stomatologjisë, i gjeni në linqet e mëposhtme:
