Vijojnë përgatitjet për praktikat e modelimit me dyll dhe përgatitjen e studentëve për kualifikimin dhe përfaqësimin dinjitoz në konkursin internacional Jules Allemand Trophy 18! 

Një bashkëpunim dinjitoz mbështetur nga Znj. Jana Dostalova, përfaqësuese e Micerium Italy, Fakultetit të Mjekësisë Dentare me tutor për Shqipërinë Dr. Eris Kotorri, me bashkëpunimin aktiv të Dr. Blerta Lila, Z. Zace Shabanaj distributor i Micerium në Shqipëri, sjell një mundësi shumë të mirë për studentët pjesëmarrës për praktikë intensive, duke zgjeruar njohuritë në fushën e estetikës dhe ndjekje të leksioneve GRATIS në dentistrinë estetike nga profesorë të mirënjohur nga Universiteti i Chietit, Pescara-“G. D’Annunzio” dhe gjithë Europa.
Vitin e kaluar, nga ky kompeticion fakulteti ynë fitoi vendin e parë në Europë, pas një pune intensive përgjatë dy viteve pandemi.









