NDËRLIDHJE E RËNDËSISHME NDËRMJET FMD DHE FONDACIONIT “OPERATION SMILE”
LEKSIONE e KONSULTA FALAS
Të nderuar kolegë, pjesëtarë të stafit akademik të Fakultetit të Mjekësisë Dentare, stafit të Klinikës Stomatologjike Universitare, specializantë dhe studentë, Në datat 7-9 Prill, një ekip i kompletuar profesionistësh dhe akademikësh, nga Fondacioni “Operation Smile”, i krijuar në 1982, i njohur në gjithë botën për aktivitetin e pasur shumë vjeçar në manaxhimin me profesionalizëm, humanizëm dhe përkushtim të pacientëve me difekte të lindura, labio palato schisa, do të vijnë në FMD dhe në Spitalin Francez, në Repartin e Kirurgjisë OMF. Për herë të parë po iniciohet një bashkëpunim konkret dhe një ndërlidhje zyrtare ndërmjet FMD, Shërbimit të Kirurgjisë OMF, (në Spitalin Francez) dhe këtij Fondacioni, të drejtuar nga Dr. Domenico Scopelliti. Në datën 8 Prill ekipi prej shumë mjekësh, specialistë të shumë fushave të lidhura me difektet e lindura, do të bëjnë konsulta me pacientë në QSUT, në Repartin e Kirurgjisë OMF. Në intervalin 12.00-16.00 ata do të mbajnë disa leksione mjaft interesante me stafin e FMD, KSU, specializantë të të gjitha programeve të specializimeve dhe studentë të viteve të larta në FMD. Një falenderim nga zemra për Dr. Domenico Scopelliti, ekipin e “Operation Smile”, si dhe mikun tim, Dr. Giovanni Manes Gravina, që mundësoi dhe inicioi këtë lidhje! Një mundësi shumë e madhe për mjekët, studentët dhe pacientët tanë! Jeni të mirëpritur në leksione, ditën e premte, datë 8 Prill, në Sallën e Leksioneve në FMD ( kati V).