Në kuadër të ndërkombëtarizimit të Institucioneve të Arsimit
të lartë, Fakulteti i Mjekësisë Dentare ka krijuar një ndërlidhje shumë të rëndësishme bashkëpunimi me Fondacionin “Operation Smile”. Bashkëpunime të tilla janë shumë të rendesishme per nderkombetarizimin e fakultetit, duke perfituar nga pervojat me te mira e me te avancuara boterore. Fondacioni Operation Smile eshte nje Fondacion humanitar i themeluar në vitin 1982, dhe përbëhet nga një ekip prej mbi 100 mjekësh e dentistësh nga gjithë bota, të specializuar në fusha të ndryshme, për trajtimin multidisiplinor të pacientëve me difekte të lindura të buzës e të qiellzës (labio palato skiza). Fondacioni drejtohet nga Profesor Domenico Scopelliti, kirurg Kranio Maksilo Facial me përvojë shumëvjeçare.
Në datat 7-9 Prill kjo ndërlidhje u konkretizua me ardhjen e Ekipit të
“Operation Smile”në ambjentet e Repartit të Kirurgjisë OMF në Spitalin Francez, me konsulta e vizita falas në shumë pacientë me labio palato schisa.
Më pas, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare mjekët italianë zhvilluan një cikël leksionesh me specializantë, profesionistë, stafin e Fakultetit dhe të Klinikës Stomatologjike Universitare dhe studentë të vitit të pestë.
10 Mjekët e ardhur në FMD në kuadër të këtij bashkëpunimi janë pjesë e “Operation Smile”në Itali, ku fondacioni ka qendrat e tij kirurgjikale dhe ambulatore në Romë, Milano, Vicenza, Ankona, Kagliari, Taranto.
Bashkëpunimi i filluar pritet të zgjerohet edhe më shumë me trajtime falas e ndjekje të rasteve të vështira edhe në Itali.
Shefi i Departamentit të Kirurgjisë, Prof. Ramazan Isufi, i cili prej shumë vitesh ka trajtuar fëmijët me difekte të lindura u shpreh shumë entuziast lidhur me këtë ndërlidhje.
Ekipi prej 12 mjekësh italianë, nga fondacioni i mirënjohur “OPERATION SMILE” po kryen vizita në Repartin e Kirurgjisë OMF, me mjekët dhe specializantët tanë. Më pas në ambjentet e FMD do të mbahen leksione për studentët dhe stafin.