Në datat 19-21 Nëntor 2021, 50 profesorë, akademikë dhe profesionistë nga Universiteti “Aldo Moro”, Bari, Universiteti “Gabriele d’Annunzio”, Chieti-Pescara, si dhe nga universitete të tjera ndërkombëtare e kombëtare, ishin të pranishëm në Tiranë për të përcjellë të rejat e fushës së Stomatologjisë dhe të Mjekësisë, në eventin më madhor ndërkombëtar të përvitshëm të stomatologjisë, në Takimin e IV të Stomatologëve Shqiptarë si dhe Takimin e Shkencave Mjekësore IX. Pjesëmarrja masive e personaliteteve ndërkombëtare të Stomatologjisë, eminenca të fushës, profesorë të njohur dhe akademikë nga universitete prestigjoze, bënë që ky event shkencor ndërkombëtar me përmasa të mëdha të karakterizohej nga një nivel shumë i lartë, duke përcjellë të reja bashkëkohore dhe risi të fushës së stomatologjisë.
Ky aktivitet u organizua nёn mbёshtetjen shkencore tё Fakultetit tё Mjekёsisё Dentare, nё njё bashkёpunim aktiv me Universitetet e tjera nё Shqipёri, Universitetin “Aldent”, “Zoja e Kёshillit tё Mirё”, “Albanian University”, me Klinikёn Stomatologjike Universitare, WAGRO-Association, Universitetin e Tetovёs, Universitetin e Prishtinёs, me Shoqatёn Kombёtare Shqiptare e Profesionistёve Dentarё, dhe shoqatat e tjera profesionale dentare, me bashkёpunimin e Klinikёs Stomatologjike Universitare dhe tё Urdhrit tё Stomatologut tё Shqipёrisё.
Ekipe me profesorё tё njohur tё kёtyre Universiteteve me tё cilat Fakulteti ynё ka bashkёpunim aktiv dhe tё vazhdueshёm, nderuan Kongresin me leksione teorike mbresёlёnёse, si dhe me work shope tё ndryshme pёr studentёt dhe profesionistёt. Falenderime tё veçanta shkojnё pёr Prof. Sergio Caputi, Prof. Francesco Inchingolo, Prof. Giampietro Farronato, Prof. Christof Pertl, Prof. Attilio Castaldo. Prof. Gianluca Tartaglia, Prof. Serkan Sagir, Prof. Filadelfo Coniglione, Prof. Ciro Gargiulo, Prof. Antonio D`Astore, PhD. Bruna Sinjari, PhD. Beatrice Femminella, PhD. Felice Lorusso, PhD Gianna Dipalma, Dr. Antonio Ferrante, Dr. Giuseppina Malcangi, Prof. Asc. Kenan Ferati, Prof. As. Teuta Pustina, e shumё tё tjerё. Gjithashtu, figura tё spikatura tё stomatologjisё dhe tё mjekёsisё shqiptare, profesorё dhe akademikё tё nderuar, paraqitën pёrvojёn dhe arritjet e tyre nё kёtё aktivitet. Si gjithmonё, nuk munguan edhe prezantime nga studentё tё ekselencёs, nё bashkёpunim me pedagogёt udhёheqёs. Nga Komiteti Organizativ u nderuan me Pllakata Mirënjohjeje profesorë të nderuar shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë ndihmuar FMD në rrugën drejt progresit në këto vite, si Prof. Dr. Arben Gjata, Rektor i UMT, Prof. Dr. Sergio Caputi, Rektor i Universitetit “G. d`Annunzio” tё Chietit, Prof. Dr. Francesco Inchingolo, Drejtues i Masterave Ndёrkombёtarё nё Universitetin “Aldo Moro”, Bari, Prof. Dr. Ioannis Georgakopoulos, President i WAGRO, etj.
Gjatё ditёve tё eventit u paraqitёn mbi 200 prezantime tё formave tё ndryshme, ku pati dhe shumё prezantime edhe nga studentё. Falenderim i veçantё pёr bashkёpunёtorёt ndёrkombёtarё, pёr tё gjithё bashkёpunёtorёt brenda vendit, si dhe pёr tё gjithё profesionistёt qё mbёshtesin vazhdimisht frymёn e tё rejave shkencore!