Për herë të parë Fakulteti i Mjekësisë Dentare ofron një program Studimi i përbashkët në fushën e Higjienës Dentare, në nivel vendi, Diplomë “Master Profesional/Master Ndërkombëtar i nivelit të dytë”.
Ky Master i përbashkët i FMD me Universitetin “Gabriele D’Annunzio”, Chieti-Pescara, i vetmi në fushën e Higjienës Dentare, do të jetë një nga pikat e forta të Fakultetit të Mjekësisë Dentare, duke i ofruar tregut të punës profesionistë/ekspertë në Higjienë Dentare.
Hapja e programit të përbashkët të ciklit të dytë të studimeve Master Profesional/Master Ndërkombëtar i nivelit të dytë në “Higjienë Dentare dhe Terapi Parodontale jo Kirurgjikale”, me një nga Universitetet me në zë të Italisë siç është Universiteti “G. d’Annunzio”, Chieti-Pescara, është një mundësi mjaft e mirë në fushën e Higjienës Dentare, duke u ofruar
profesionistëve të kësaj fushe njohjen e teknikave më bashkëkohore dhe të metodave inovative
në nivel ndërkombëtar.
– Kriteret e pranimit në programin e studimit
Kanë të drejtë të aplikojnë për të ndjekur programin e përbashkët të ciklit të dytë Master Profesional në “HigjienëDentare dhe Terapi Parodontale jo Kirurgjikale”, kandidatët të cilët janë të pajisur me:
• Diplomë të ciklit të parë në “Higjenist Dentar” ose ekuivalente më të, të fituar brenda ose jashtë shtetit
• Diplomë të integruar të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Stomatologji” ose ekuivalente më të, të fituar brenda osejashtë shtetit (për diplomat e fituara jashtë shtetitkandidatët duhet të bëjnë ekuivalentimin pranë QSHA).
Njohuri për gjuhën italiane
– Numri maksimal i studentëve që do të pranohen
Numri minimal dhe maksimal i pjesëmarrësve ështëpërkatësisht në 5 dhe 30 studentë.
I kujtojmë të gjithë të interesuarve se afati i regjistrimitështë deri më datë 18.10.2022.
