Edicioni i 4-t i “Konkursit të Punimeve Kërkimore” organizuar nga projekti CleanScore është i hapur!
Studentët shqiptarë dhe ata të rajonit mund të aplikojnë deri në 15 shkurt 2023 me një punim që duhet të përmbushë këto kritere:
• Punimi duhet t’u përmbahet rregullave të shkrimit akademik;
• Të jetë në gjuhën angleze;
• Të jetë punim origjinale dhe të mos përmbajë plagjiaturë, ndaj për këtë të gjitha punimet do t’u nënshtrohen një kontrolli nga Komisioni i Vlerësimit nëpërmjet platformës “akademia.al”;
• Të jetë punim argumentues;
• Të përmbajë 2.000 – 2.500 fjalë;
• Të paktën 50% e referencave në punim duhet të jenë nga “JSTOR”.
Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen tonë të internetit: http://www.aadf.org/