Si një eksperiencë mbresëlënëse nis konkretizimi i marrëveshjes midis Rutgers School of Dental Medicine dhe Fakultetit të Mjekësisë Dentare, me vizitën e një anëtari të stafit akademik dhe të një studenti të ekselencës të vitit të fundit në Rutgers School of Dental Medicine. Gjatë dy javëve intensive observership.i ndjekja e stafit tonë u bë nga Prof. Dr. Andrew Sullivan.
Falenderimi i veçantë shkon për Prof. Rosa Chaviano Moran dhe Ambasadoren tonë, Znj. Floreta Faber, të cilat kanë një rol madhor në këtë ndërlidhje. Në të ardhmen do të vijojë shkëmbimi i stafit dhe i studentëve, duke krijuar mundësi të reja. Më poshtë gjeni konsideratat dhe fjalët e Znj. Rosa Chaviano Moran për këtë ndërlidhje sa të rëndësishme, aq dhe të bukur!
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë një marrëdhënie të fortë që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike më 28 korrik 1922.Këtë vit ne festuam 100 vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike. Garda Kombëtare e Shtetit të Nju Xhersit realizoi një marrëveshje partneriteti me Shqipërinë, duke bashkëpunuar së bashku për çështjet e mbrojtjes, sigurisë dhe paqes.
Ambasada shqiptare në Uashington DC, e pa këtë si një mundësi për të zgjeruar marrëdhëniet me New Jersey-n, në fusha të tjera bashkëpunimi dhe shkëmbimi, si në fushat ekonomike, kulturore dhe arsimore.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, në vitin 2019, zonja Floreta Faber, Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara u lidh me Shkollën e Mjekësisë Dentare Rutgers, dhe me Dekanen Dr. Rosa Chaviano-Moran, e cila realizoi bashkepunimin në fjalë. U zhvillua prezantimi me Profesoreshë Edit Xhajanka, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare në Tiranë.
Të tre palët zhvilluan një marrëdhënie të bazuar në vullnetin e mirë, besimin dhe dëshirën për të përmirësuar mjediset akademike. Megjithatë, kjo punë nisi, në një nga kohërat më të vështira, jo vetëm në vendet tona, por në botë… kur pandemia COVID-19 po ndikonte në çdo sektor të jetës sonë…
Dekane Xhajanka duhet njohur dhe vlerësuar për përpjekjet dhe punën e saj të palodhur, në këto kohë të vështira…. Ajo mbeti e fokusuar dhe optimiste për të realizuar bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve.
Në Dhjetor 2020, Shkolla e Mjekësisë Dentare Rutgers dhe Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shqipëri, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, të miratuar nga Rutgers Global. Ky memorandum synon të promovojë bashkëpunimet shkencore globale, si dhe shkëmbimet e pedagogëve dhe studentëve midis dy institucioneve.
Në majin e kaluar, Dr. Rosa Chaviano-Moran ishte e ftuar të prezantonte në Konferencën e 10-të të Shkencave Mjekësore të organizuar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Prezantimi i saj ishte mbi Programin DMD të Edukimit Ndërkombëtar të Shkollës së Mjekësisë Dentare Rutgers dhe mundësitë akademike. Në të morën pjesë pedagogë, specializantë dhe studentë nga Universitetet dhe Fakultetet e Stomatologjisë dhe Mjekësisë në Itali, Gjermani dhe vendet e Ballkanit. Vizita e Dr. Chaviano-Moran ishte gjithashtu një mundësi për të vazhduar bashkëpunimet, shkëmbimet shkencore dhe një lidhje kolegjiale midis Universiteteve.
Në shtator, Shkolla e Mjekësisë Dentare, Rutgers mirëpriti Dr. Renato Isufin, kirurg oral dhe staf i Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Tiranë, dhe një nga studentët e ekselencës, i sapodiplomuar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Ata morën pjesë në një program “vëzhgimi dhe trajnimi” dy-javor në Klinikën Pasuniversitare të Periodontologjisë, nën mbikëqyrjen e Kryetarit të Departamentit të Periodontologjisë, Dr. Andrew Sullivan dhe Drejtorit Klinik të Programeve Pasuniversitare, Dr. Gus Cappetta.
Mjekët tanë u njohën mbi mundësitë e edukimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe mundësitë e praktikave klinike në Shkollën e Mjekësisë Dentare Rutgers, duke përfshirë bursat, programet e specializimit dhe Programin DMD të Edukimit Ndërkombëtar.
Albania and the United States have a strong relationship since establishing diplomatic ties on July 28, 1922. This year we celebrated 100 years of our diplomatic relationship. The State of New Jersey National Guard shares a partnership agreement with Albania, working together on defense, security and peace issues.The Albanian Embassy in Washington DC, saw this, as an opportunity, to expand the relationship with New Jersey, in other areas of cooperation and exchange, such as economic, cultural and educational opportunities.
t was in this capacity, in 2019, that Madame Floreta Faber, the Albanian Ambassador to the United States connected with Rutgers School of Dental Medicine, RSDM, Associate Dean for Admissions Dr. Rosa Chaviano-Moran, and began to work on developing an educational affiliation. The next introduction was to Professor Edit Xhajanka, Dean of the University of Medicine in Tirana.The three developed a relationship based, on good will, trust, and the desire to enhance the academic environments. However, this work started, during one of the most difficult times, not only in our countries, but the world… when the COVID-19 pandemic was impacting every sector of our lives…
Dean Xhajanka must be recognized for her efforts and hard work, during these trying times…. She remained focused and optimistic in order to bring the collaboration to fruition.On December 2020, Rutgers School of Dental Medicine (RSDM) and the University of Medicine, Tirana, Albania, signed a memorandum of understanding, approved by Rutgers Global.This memorandum aims to promote global scholarly collaborations as well as faculty and student exchanges between the two schools.
Last May, Dr. Rosa Chaviano-Moran was invited to present at the 10th Conference of Medical Sciences organized by the University of Medicine, Tirana. Her presentation was on RSDM’s Internationally Educated DMD Program and academic opportunities; it was attended by faculty, administrators, and students from dental and medical universities in Italy, Germany, and the Balkan countries. Dr. Chaviano-Moran’s visit was also an opportunity to continue the collaborations, scholarly exchanges and a collegial bond between the Universities.
In September, Rutgers School of Dental Medicine welcomed Dr. Renato Isufi, an oral surgeon and a faculty member at the University of Medicine, Tirana, and a recent graduate of the University of Medicine, Tirana, from exellence of the students. They participated in a two-week observership in the Periodontics Postgraduate Clinic, under the supervision of the Chair of the Periodontics Department, Dr. Andrew Sullivan and Clinical Director of Periodontal Postgraduate Programs, Dr. Gus Cappetta.
Our new doctors learned about nationally and internationally recognized educational and clinical opportunities at RSDM, including fellowships, residency programs, and the Internationally Educated DMD Program