Një eksperiencë mbresëlënëse dhe shumë e bukur pjesëmarrja në Kongresin e 26.të Ballkanik BaSS, të organizuar në Shkup, Maqedoni, në datat 11-14 Maj 2023.
Një organizim perfekt, ku pjesëmarrja si lektorë të ftuar e shumë profesorëve dhe akademikëve nga gjithë bota ishte një vlerë e shtuar dhe unike e këtij kongresi të madh ndërkombëtar!
Shqipëria u përfaqësua denjësisht nga Lektore e Ftuar, Prof. Dr. Xhina Mulo, figurë e rëndësishme në ortodoncinë shqiptare, e cila mbajti një leksion mjaft interesant dhe bashkëkohor.
Ky Kongres ishte një mundësi e bukur jo vetëm për të shkëmbyer përvojat shkencore, por dhe për të takuar miqtë nga Maqedonia, nga Ballkani dhe gjithë bota.
Përgëzime dhe falenderim i veçantë për organizatorët dhe bashkëpunëtorët e këtij kongresi, për drejtuesit e Shoqatës Ballkanike Stomatologjike, si dhe për të gjithë delegacionet nga Ballkani, pjesëmarrëse në BaSS!
KONGRESI 26 BASS
