Në kuadër të projektit financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, për projektet e përbashkëta në kuadër të ndërkombëtarizimit të programeve të studimit, me titull: “Vlerësimi i protezave fikse metal qeramikë dhe total qeramikë të mbështetura mbi implante”, u zhvillua leksioni në Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjekësore 11, 5-7 Maj 2023 me titull: “Krahasimi ndërmjet restaurimeve metal qeramikë dhe total qeramikë”. Falenderim dhe mirënjohje ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për mbështetjen dhe suportin e vazhdueshëm ndaj Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë dhe ndaj Klinikës Stomatologjike Universitare për realizimin e projekteve në kuadër të kërkimit dhe zhvillimit shkencor.