Në zbatimi të kuadrit dhe strategjive të edukimit përmes ndërkombëtarizimit në shtëpi (IAH) dhe kurrikulës dhe planprogrameve të ndërkombëtarizuara (IoC), Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë është partner, së bashku me Universitetin e “Leuven”, “Luigj Gurakuqi, Shkodër”, “East Sarajevo”, “Timosoara”, “Mostar”, “Tuzla”, “Podgorica” në projektin “Strengthening capacities and digital competences in biomedical education through internationalization at home – BIOSINT”, ERASMUS-EDU-2022-CBHE-STRAND-2. Universiteti Kragujevac është koordinatori kryesor.
Projekti BIOSINT, synon të forcohej kapacitetet dixhitale si dhe aftësitë dhe qëndrimet ndërkulturore në nivele individuale dhe institucionale, të përmirësojë edukimin dhe zhvillimin e studentëve të shkencave biomjekësore, stafit akademik dhe personelit administrativ të institucioneve të arsimit të lartë pjesëmarrës (IAL).
Kohëzgjatja e projektit: Janar 2023-Janar 2026.
Objektivat e projektit janë: Analiza e situatës aktuale në kuadër të ndërkombëtarizimit, ndërkombëtarizimii kurrikulës, promovimi i mobiliteteve për stafin dhe për studentët etj. Në këto workshop-e u diskutua mbi rezultatet e pyetësorëve të studentëve dhe stafit akademik, u diskutuan strategjitë që do të ndiqen për ndërkombëtarizimin e Fakultetit dhe u planifikuan eventet e ardhshme.
Tema e propozuar e projektit do të zbatohet nga IAL nga zona e BB (Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria) ndërsa IAL nga Belgjika, Rumania dhe Serbia do të kenë role këshilluese dhe transferuese të njohurive. IAL-të e BB-së janë të pamjaftueshme me ndërkombëtarizimin e kurrikulës, lëvizshmërinë virtuale dhe shërbimet/kapacitetet e nevojshme për ndërkombëtarizim. Prandaj, priten shumë ndikime të rezultateve të projektit.
Në kuadër të projektit “Strengthening capacities and digital competences in biomedical education through internationalization at home – BIOSINT”, ERASMUS-EDU-2022-CBHE-STRAND-2, u realizuan takimet në datat 7-8 qershor, 27-28 qershor, përkatësisht në Ghent, Belgjikë dhe Podgoricë, Mal i Zi.