Në kuadër të projektit të kërkim zhvillimit të ndërkombëtarizimit të bashkë-financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, me titull “Vlerësimi i protezave fikse metal qeramikë dhe total qeramikë të mbështetura mbi implante”, stafi akademik nga Universiteti Mjekësisë, Tiranë mori pjesë në Konferencën Shkencore në fushën e Dentistrisë Dixhitale në Universitetin G. D’Annunzio‘ Chieti – Pescara, në datat 8 dhe 9 shtator 2023. Universiteti i Mjekësisë u përfaqësua nga Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Prof. Edit Xhajanka, 6 pedagoge nga Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Klinika Stomatologjike Universitare dhe Dekani i Fakultetit të Mjekesise: Prof. Xheladin Draçini. Konferenca kishte si synim përditesimin e njohurive në fushën digjitale në stomatologji dhe në fushën e shëndetit. Universiteti “Gabriele d’Annunzio”, Chieti Pescara, është një nga Universitetet më në zë për kërkimin shkencor, që prej vitesh është bashkëpunëtor aktiv dhe konkret i Fakultetit të Mjekësisë Dentare dhe UMT, me shkëmbime aktive stafi e studentësh, me programe studimi të përbashkëta në Stomatologji, me projekte e punë shkencore të përbashkët. Nëpërmjet këtij aktiviteti, stafi akademik përfitoi njohuri mbi materialet, teknikat e zhvillimeve më të fundit, veçanërisht në fushën digjitale. Eksperienca e përftuar do të aplikohet në transferimin e njohurive për përmirësimin e metodikave të mësimdhënies, qoftë në aspektin teorik ashtu dhe në atë praktik, për realizimin e trajnimeve të studentëve, specializantëve dhe mjekëve.
Shprehim mirënjohjen ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për mbështetjen e vazhdueshme në projekte të kërkim zhvillimit, si dhe falenderime për stafin e Universitetit “Gabriele d’Annunzio”, për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Mobilitete stafi në Universitetin “Gabriele d’Annunzio”, Chieti Pescara
