Një aktivitet social profesional e kultural i larmishëm i organizuar si bashkëpunim mes FMD dhe Curasept me mbështetjen e Farmatech, po zhvillohet në Përmet me studentë të Stomatologjisë dhe të Higjenës Dentare të Fakultetit të Mjekësisë Dentare, studentë Erasmus + nga Universiteti “Gabriele d’Annunzio” Chieti, studentë nga Kosova, Maqedonia etj.
Mes natyrës mbresëlënëse, vendeve magjepsëse dhe kulturës e qytetarisë së Përmetit, shkëmbimi i përvojës profesionale dhe prezantimet interesante të Dr Giordano Bordini etj, plotësojnë larmishmërinë e këtij aktiviteti.
Bashkëpunimi i FMD me Curasept prej dy vitesh është aktiv me organizimin e Ditës Botërore të Shëndetit Oral, publikime në Revistën Stomatologjike Shqiptare etj.
Falenderim i veçantë për të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e FMD,
Curasept Worldwide si dhe Vjosa Explorer Rafting Albania Përmet dhe Irma Tako!













































































