Të nderuar kolegë,
Të nderuar studentë,
Në kuadër të implementimit të Projektit në Nivel Ndërkombëtar “BIOSINT’, me titull: “Strengthening capacities and digital competences in biomedical education through internationalization at home”, ERASMUS-EDU-2022-CBHE-STRAND-2, Nr. 101082863”, janë hartuar nga grupi i punës, për Fakultetin e Mjekësisë Dentare, dokumentat e mëposhtëm, të cilat mund ti gjeni në seksionin: Ndërkombëtarizimi tek website i Fakultetit të Mjekësië Dentare: https://fmd.edu.al/nderkombetarizimi/
· GUIDË PËR STUDENTËT DHE STAFIN NDËRKOMBËTAR.
· PROTOKOLLI I SIGURISË DHE SIGURIMIT PËR STUDENTËT DHE STAFIN NDËRKOMBËTAR.
· SISTEMI “BUDDY”.
Sistemi “Buddy” është një program në të cilin studentët ndërkombëtarë dhe vendas përputhen me njëri-tjetrin për të rritur mbështetjen, integrimin dhe bashkëpunimin. Gjatë bashkëpunimit të tyre, studentët çiftohen në bazë të interesave të ndërsjella, etj., dhe të dyja palët ofrojnë mbështetje, udhëzime dhe udhëheqje.
Sistemi Buddy do të ketë si synim të ndihmojë studentët që do të vijnë për t’iu përshtatur jetës së përditshme në Fakultetin e Mjekësisë Dentare. Nëpërmjet këtij programi, studenti mund të ndërveprojë me një student vendas (buddy) i cili mund të sigurojë miqësi. Nëpërmjet këtij sistemi synohet të sigurohet shkëmbimi kulturor, të promovohet përvoja akademike dhe të ofrohet një përshtatje e qetë për studentët e rinj.
Ftojmë të gjithë studentët e Fakultetit të Mjekësisë Dentare të plotësojnë formularin e aplikimit për të qënë pjesë e këtij sistemi. Nëpërmjet regjistrimit tuaj në linkun
https://forms.gle/m7dH7e61UEoZTcYp6
Do të keni mundësi të jeni një guidë dhe shokë të mirë për studentët e rinj të cilët do të akomodohen për herë të parë në auditoret tona.

