Në datë 16.09.2024 në sallën e leksioneve në Fakultetin e Mjekësisë Dentare u zhvillua ceremonia e emërimit të Zv/Dekanëve dhe autoriteteve drejtuese të njësive bazë. Në praninë e stafit akademik dhe administrativ, Prof.Asoc. Silvana Bara, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare shprehu urimet më të përzemërta për emërimin e drejtuesve të rinj.
Emërimet e drejtuesve të rinj:
- Prof. Dr. Merita Bardhoshi – Zv/Dekan për kërkimin shkencor
- Prof. Asc. Rozela Xheminca – Zv/ Dekan për proçesin mësimor
- Prof. Dr. Edit Xhajanka – Përgjegjës i Departamentit të Ortopedisë Stomatologjike
- Prof.Asc. Etleva Qeli – Përgjegjës i Departamentit të Terapisë Stomatologjike
- Dr. Shk. Andis Qëndro – Përgjegjës i Departamentit të Kirurgjisë OMF dhe Paraklinike







