Lloji i mobilitetit
Shkëmbimi i stafit akademik
Kohëzgjatja e mobilitetit
5 ditë + 2 ditët e udhëtimit
Për më shumë informacion mbi draft programin e “Javës Ndërkombëtare” klikoni në linkun e mëposhtëm:
Bursat përfshijnë:
Kompensimin ditor për stafin (140 euro/ditë)
Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën mund t’i referoheni linkut të mëposhtëm:
Numri i bursave
1
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
- Lista e publikimeve në gjuhën angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze);
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2;
- Plani i mobilitetit;
- Formulari i deklarimit;
- Formulari i aplikimit.
Për të shkarkuar planin e mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra
Për të shkarkuar formularin e deklarimit klikoni në linkun e mëposhtëm:
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si edhe të skanuara në adresën: [email protected]
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin e aplikimit klikoni në linkun e mëposhtëm:
Afati i aplikimit: 17.12.2024
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

