Në datat 20 – 22 shkurt 2025 në Future University of Egypt, Cairo (FUE) u zhvillua Samiti i Implantologjisë, ku kisha kënaqësinë të isha e ftuar! 
Si Dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, ishte një privilegj të përfaqësoja institucionin tonë në këtë event të rëndësishëm. Samiti bashkoi profesionistë të stomatologjisë nga e gjithë bota për të diskutuar avancimet më të fundit në implantologji, me lektorë ndërkombëtarë, lektorë të shquar egjiptianë me mbi 23 leksione informative të zhvilluara gjatë 3 ditëve të eventit. Përgjatë qëndrimit tim, pjesë e axhendës ishte dhe takimi me Dekanin e Fakultetit të Stomatologjisë të Future University of Egypt, Cairo (FUE), Prof. Ahmed Barakat si dhe me Prof. Ahmed Shaaban, me të cilët u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit midis dy universiteteve në fushën akademike dhe të kërkimit shkencor, për të shkëmbyer përvoja dhe kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të edukimit mjekësor.












