Prezantimi i Fakultetit Mjekësisë Dentare

Në vitin 1959, pranë Fakultetit të Mjekësisë, u krijua Dega e Stomatologjisë. Ajo ishte përfaqësuar nga tre pedagogë të brendshëm: Dr. Dhori Pojani, Dr. Osman Hoxha, Dr. Dhimitra Lira dhe disa pedagogë të jashtëm: Dr. Xhevdet Asllani dhe Dr. Skënder Topulli. Në vitin 1964, kjo degë u organizua në tre katedra të veçanta: Katedra e Terapisë, e Kirurgjisë dhe e Ortopedisë Stomatologjike. Katedra e Terapisë Stomatologjike, nga viti 1964 deri më vitin 1979, u drejtua nga Doc. Xhevdet Asllani. Më pas nga viti 1979 deri në vitin 2000 u drejtua nga Prof. Pavli Kongo. Katedra e Kirurgjisë u drejtua fillimisht nga Prof. Dhori Pojani dhe më pas nga Prof. Samedin Gjini. Që prej vitit 2000 drejtohet nga Prof. Ramazan Isufi. Katedra e Ortopedisë Stomatologjike u drejtua nga Doc. Osman Hoxha, më pas vazhdoi të drejtohet nga Prof. Foto Toti dhe nga Prof. Ruzhdie Qafmolla..

Cfarë ofrojmë ne

Terapi Stomatologjike

Terapia stomatologjike në vitin 1959 ishte përfshirë në një katedër të vetme në të gjithë Sistemin e Stomatologjisë. Ardhja e pedagogëve të rinj: Dr. Zenel Kokomiri, Dr. Vasil Cakuli dhe Dr. Pano Lulo, bëri që në vitin 1964 të formohet katedra e “Terapisë Stomatologjike”, e drejtuar deri në vitin 1979 nga Docent Xhevdet Asllani. Nga viti 1979 deri në vitet 2000, kjo katedër u drejtua nga Prof. Pavli Kongo. Pas këtij viti kjo katedër u shkri si dhe funksionoi si seksion i drejtuar nga Prof. Pavli Kongo. Nga viti 2004, Shërbimi i Terapisë Stomatologjike, u drejtua nga Prof. Diana Brovina dhe më pas nga Prof. Lindita Xhemnica (Rusi)..

Kirurgji OMF dhe Paraklinike

Katedra e Kirurgjisë Stomatologjike është formuar në vitin 1964 dhe deri në vitin 1989 është drejtuar nga Prof.Dhori Pojani. Nga viti 1989 deri në vitin 2000, kjo katedër është drejtuar nga Prof.Samedin Gjini . Nga viti 2000 deri në ditët e sotme, është drejtuar dhe vazhdon të drejtohet nga Prof.Ramazan Isufi. Ky departament ka funksionuar në bazë të dy drejtimeve kryesore :

Shërbimi Spitalor në kuadrin e QSUT “Nënë Tereza”

Shërbimi ambulator në kuadrin e Klinikës Stomatologjike Universitare.

Ortopedi Stomatologjike

Ky shërbim e ka zanafillën e tij në vitet 1959 në një katedër të përbashkët.Drejtuesit e mëpasëm të kësaj katedre kanë qenë: Docente Dhimitra Lira (1973-1976); Prof. Foto Toti (1976-2000); Prof. Ruzhdie Qafmolla (2000-2014).Nga vitet 1964 e deri më sot pedagogë të këtij departamenti kanë qenë punonjësit e mëposhtëm: Docent Osman Hoxha, Dr. Pano Lulo, D.Shk. Dhimitra Lira, Docente Budie Sina, Dr. Pandi Thano, Prof. Foto Toti, Prof. Ass. Hajrulla Muça, Prof. Ruzhdie Qafmolla, Dr. Beniamin Domi, Dr.Shk.Afërdita Basha, Prof. Fejzi Keraj, Prof. Vergjini Mulo, Prof.Asc. Edit Xhajanka, Dr.Shk. Koço Gjilo, Prof.Asc.Çeljana Toti, Dr.Shk. Gerta Kaçani, Dr.Shk. Kreshnik Keraj.

  • Specializimet

    Struktura akademike e programeve të studimit në FMD konsiderohet e konsoliduar. Studimet pranë FMD janë të organizuara në këtë mënyrë: Cikël i integruar i nivelit të dytë, me kohëzgjatje 5 vite, në përfundim të të cilit, studenti fiton Diplomën “Master i Shkencave në Stomatologji”. Pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare aktualisht studiojnë 668 studentë. Programet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë të studimeve, në fushën e mjekësisë dentare (kohëzgjatja 2 dhe 4 vjet). Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare studiojnë specializantë, të organizuar në 2 shkolla (programe) specializimi. Pedodonti në Departamentin e Terapisë, me kohëzgjatje 2 vjet dhe Kirurgji Maksilofaciale në Departamentin e Kirurgjisë OMF dhe Paraklinikë, me kohëzgjatje 4 vjet, ku realizohen orët sipas kurrikulës të miratuar.

  • Doktoraturat

    Niveli i tretë i studimeve doktoratë. Në programin e Doktoraturës kanë kryer mbrojtje doktorature një numër i konsiderueshëm doktorantësh ndër vite.

Programete Studimit në FMD

  • Departamenti i Kirurgjisë OMF dhe Paraklinike

    Në këtë Departament aktualisht përfshihen lëndë paraklinike dhe klinike, të cilat zhvillohen në të gjitha ciklet e studimit të Fakultetit të Mjekësisë Dentare si dhe të Fakultetit të Mjekësisë.

    Departamenti i Terapisë Stomatologjike

    Ky departament ofron edhe ciklin e tretë të studimeve pasuniversitare në “Dentistri Pediatrike” dhe studimet e Doktoraturës. Stafi akademik përbëhet nga 7 pedagogë me kohë të plotë, 18 Pedagogë me kohë të pjesshme dhe një laborant mësimor.

    Departamenti i Ortopedisë Stomatologjike

    Ky department, në bashkëpunim me drejtorinë e arsimit të lartë, po përgatit standartet sipas KE për hapjen e specializimeve në shërbimin protetikë-ortododonci.

Organika

Kontakti

Adresa

Rruga e ”Dibrës”, AL1005 - Tiranë - Shqipëri Prane Spitalit Francez

Tel

+355675000667