Fakulteti Mjekësisë Dentare

Kancelari

Portfolio Item

Znj. ALBA SAKO
E-mail: [email protected]

 

CURRICULUM VITAE

1984 – Diplomohet në Degën e Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës . 1994 e në vazhdim ka kryer kurse, seminare e trajnime të çertifikuara në lidhje me thellimin e njohurive mbi planin kontabël, standartet kombëtare e ndërkombëtare të kontabilitetit dhe aplikimin në praktikë të organizuara nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, Ministria e Financës, Agjencia Rajonale e Zhvillimit, Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, ku është pajisur me çertifikata dhe dëshmi kualifikimi. Gjithashtu ka kryer trajnime të ndryshme në lidhje me administrimin financiar dhe shëndetësor të organizuara nga USAID, Aleanca Internacionale e Shëndetit Amerikan dhe Universiteti i New Yorkut, të zhvilluara në Shqipëri, Slloveni, Turqi, etj. 2010 : fiton titullin “Ekspert Fiskal”, nga Instituti i Ekspertëve Fiskalë, Nr.45 datë 23.12.2010. 2011: fiton titullin “Kontabilist i miratuar”, nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financës, Nr. 104 datë 25.10.2011. 2013 : fiton titullin “Ekspert Kontabël i Regjistruar (auditues ligjor), nga Autoriteti i Çertifikimit, pranë Ministrisë së Financës, Nr.98 datë 04.09.2013.

Eksperienca Profesionale

1984-1994: Ekonomiste finance në Ndërmarrjen Shtetërore të Montimeve Industriale, Tiranë. 1995-2004: Ekonomiste finance (kryetare e degës së financës), pranë Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, Tiranë . 2004-2007: Nëndrejtoreshë Ekonomike, pranë Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, Tiranë . 2007 -2016: Administratore dhe shefe finance në sektorin privat. 2016 e në vazhdim – Kancelare pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.