Departamenti i Kirurgjise OMF dhe Paraklinike

Fakulteti i Mjekësisë Dentare

Përgjegjësi i Departamentit

Prof. Dr. Ramazan Isufi
E-mail: [email protected]
CV e shkurter Prof. Dr. Ramazan Isufi

 

Historiku i Departamentit

Katedra e Kirurgjisë Stomatologjike është formuar në vitin 1964 dhe deri në vitin 1989 është drejtuar nga Prof.Dhori Pojani. Nga viti 1989 deri në vitin 2000, kjo katedër është drejtuar nga Prof.Samedin Gjini . Nga viti 2000 deri në ditët e sotme, është drejtuar dhe vazhdon të drejtohet nga Prof.Ramazan Isufi.

Ky departament ka funksionuar në bazë të dy drejtimeve kryesore :

  1. Shërbimi Spitalor në kuadrin e QSUT “Nënë Tereza”
  2. Shërbimi ambulator në kuadrin e Klinikës Stomatologjike Universitare (KSU)

Pedagoget efektivë të këtij Departamenti në vite kanë qenë si më poshtë : Prof. Dhori Pojani, Prof. Samedin Gjini, Dr.Shk. Ago Shameti, Prof. Ramazan Isufi, Dr.Andis Qendro, Dr. Esat Bardhoshi, Prof.Asc. Merita Bardhoshi, Dr.Shk. Fatmir Leli, Dr.Shk. Rozela Xhemnica, Dr.Shk. Silvana Bara. Përveç pedagogëve efektivë procesi mësimor është realizuar dhe nga disa pedagogë të jashtëm si Dr.Florian Bllaca , Dr.Jakup Vrioni,Dr.Ledia Gaxho,Dr.Alma Teliti , Dr.Nineta Saraci , Dr.Shk.Bensar Shuteriqi.

Në këtë Departament aktualisht përfshihen lëndë paraklinike dhe klinike, të cilat zhvillohen në të gjitha ciklet e studimit të Fakultetit të Mjekësisë Dentare si dhe të Fakultetit të Mjekësisë.

Stafi akademik i këtij Departamenti përbëhet nga 7 pedagogë të brendshëm dhe 6 pedagogë të jashtëm. Procesi mësimor realizohet nëpërmjet përvetësimit të pjesës teorike dhe asaj praktike. Pjesa praktike realizohet në Klinikën Stomatologjike Universitare si dhe në Spitalin Francez QSUT “Nënë Tereza”, pa përjashtuar stafin ndihmës të tyre të përbërë nga mjekë ordinatorë si dhe personel infermieror.

Specializimet post universitare në këtë Departament kanë filluar që në vitin 1971 dhe vazhdojne me cikle te rregullta, duke nxjerrë mbi 100 specialistë të kësaj fushe.

Për sa i përket aktivitetit spitalor, në vitin 1964 ky shërbim ishte bashkë me shërbimin e ORL me 10 shtretër. Pas viteve ‘70 ky shërbim ka funksionuar i pavarur dhe ka ardhur duke u rritur deri në ditët e sotme ku, falë përkushtimit të stafit të tij, ka arritur të realizojë ndërhyrje operatore të rangut Europian si për sa i përket rikonstruksionit OMF, traumatologjisë, onkologjisë, ashtu edhe estetikës faciale. Në shërbimin spitalor një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë kirurgët: Prof. Dhori Pojani, Prof. Samedin Gjini, Dr.Shk. Ago Shameti, Prof.Asc. Gafur Shtino, Prof. Ramazan Isufi, Dr.Andis Qendro, Dr.Esat Bardhoshi, si dhe aktualisht mjekët ordinatorë: Dr.Jakup Vrioni, Dr. Algen Isufi, Dr.Arlind Myftari.

Në shërbimin ambulator përveç pedagogëve efektivë dhe jo efektivë një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë dhe kirurgët e mëposhtëm: Dr.Shk. Isufi Kasapi, Dr.Shk. Zhani Qirko, Dr. Gaqo Qano, Dr. Bani Prifti, Dr. Haxhire Bajraktari, Dr.Shk. Fatmir Leli, Prof.Asc. Merita Bardhoshi, Dr.Shk. Rozela Xhemnica, Dr.Shk.Silvana Bare, si dhe disa mjekë ordinatorë të rinj pranë KSU.

Falë punës së palodhur të stafit të Kirurgjisë spitalore, të drejtuar nga Prof. Ramazan Isufi dhe aktualisht Dr.Andis Qendro, si dhe të stafit ambulator, me përkushtimin e Prof.Asc. Merita Bardhoshi si dhe Dr.Shk.Fatmir Leli është arritur futja e metodave të reja të Kirurgjisë OMF, duke përmirësuar shërbimin ndaj pacientit.

Gjithashtu, nga shërbimi spitalor dhe ambulator mbulohet urgjenca ditore dhe 24 orëshe në sferën e kësaj kirurgjie.

Në zhvillimin e Kirurgjisë OMF Shqiptare kanë një kontribut të çmuar dhe mjaft specialistë në rrethe të ndryshme si: Dr.Abdulla Bilali në Shkodër; Dr.Lluke Gjidede në Vlorë; Dr.Sulo Shehu në Fier; Dr.Spiro Bimli në Korçë; Dr. Kujtim Lika, Dr. Kapllan Mançe dhe Dr.Florian Bllaca në Durrës.

Veprimatria Botuese

Pas viteve 2000 nga ky staf janë realizuar mbi 100 referime në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu janë botuar mbi 100 artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit si më poshtë: Revista Stomatologjike Shqiptare, Revista Apollonia, Revista Stomatologjike Ballkanike, Revista e Kirurgjisë OMF Shqiptare si dhe në disa revista me faktorë të ndryshëm impakti.

Nga stafi akademik i këtij Departamenti janë botuar disa tekste bazë për studentët dhe specializantët e Fakultetit të Mjekësise Dentare dhe të Fakultetit të Mjekësisë: Kirurgjia Maksilofaciale, Kirurgjia OMF – 2(dy) vëllime; Implantologjia Orale; Atlasi i Kirurgjisë OMF; Kirurgjia e Defekteve te Lindura te Buzes dhe te Qiellzes , Kirurgjia Ortognatike si dhe revista e Kirurgjisë OMF Shqiptare

Veprimtaria Kërkimore Shkencore

Kjo veprimtari e ka zanafillën në vitet ’70, ku filluan të realizoheshin doktoraturat e para në topika të ndryshme të kësaj fushe si më poshtë: Në korrigjimin e defekteve të lindura të buzës dhe të qiellzës, në trajtimin e gjendrave të pështymës, në onkologji, traumatologji, kistat e nofullave , infeksionet OMF, implantologjinë orale etj. Kjo veprimtari është në vazhdim e sipër dhe një numër i madh doktoraturash kane perfunduar dhe jane ne fazat perfundimatare te tyre.Jane shfrytezuar disa projekte dhe donacione ne interes te zhvillimit te Departamentit te Kirurgjise OMF te cilat mendojme ti zgjerojme ne te ardhmen.

Departamenti i Kirurgjise OMF ka organizuar mbi 20 Konferenca Shkencore ne nivel Kombetar , Ballkanik dhe Nderkombetar.

Departamenti i Kirurgjisë OMF ka përgatitur 3 Profesorë , 2 Profesorë të Asociuar, mbi 20 Doktorë Shkencash dhe me dhjetra Tema Diplomash te studeteve dhe specializanteve

Lëndët e Departamentit

  1. KIRURGJI PARAKLINIKE
  2. KIRURGJI ORALE 1
  3. URGJENCAT MJEKËSORE
  4. KIRURGJI ORALE 2
  5. IMPLANTOLOGJI
  6. LAZERI NË STOMATOLOGJI
  7. KIRURGJI ORO-MAKSILO-FACIALE
  8. KIRURGJI ORALE LABORANT DENTAR
  9. KIRURGJI ORALE HIGJENIST DENTAR

Pedagogët e Departamentit

  1. Prof. Dr. RAMAZAN ISUFI
    E-mail: [email protected]
  2. Prof. Asoc. MERITA BARDHOSHI
    E-mail: [email protected]
  3. Msc. ESAT BARDHOSHI
    E-mail: [email protected]
  4. Msc. ANDIS QENDRO
    E-mail: [email protected]
  5. Dr. FATMIR LELA
    E-mail: [email protected]
  6. Dr. ROZELA XHEMNICA
    E-mail: [email protected]
  7. Dr. SILVANA BARA
    E-mail: [email protected]

Stafi ndihmësmësimor i Departamentit

  1. ARTUR JORGO – Laborant mësimor
    E-mail: [email protected]