Fakulteti Mjekësisë Dentare

Zv.Dekani Procesi Mësimor

Portfolio Item

Prof. Ass. MERITA BARDHOSHI
E-mail: [email protected]

 

CURRICULUM VITAE

Pedagoge pranë Departamentit të Kirurgjisë Oro-Maksilofaciale, Fakulteti Mjekësisë Dentare .

Mësimdhënie: Kirurgji paraklinike viti 2, Lazeri në Stomatologji viti 4

Titullare lënde: Kirurgji paraklinike, Lazeri në Stomatologji

Diplomuar në Fakultetin e Mjekësise,Dega Stomatologji në vitin 1994, 1990-1994. Diplomuar si specialist Kirurge oro-maksilofaciale në vitin 2003, 1998-2003. Ka mbrojtur Master Shkencor në vitin 2004, 2003-2004. Ka marrë titullin Doktore Shkencave në vitin 2011. Ka marre titullin Profesor i Asociuar në vitin 2014. Pedagode pranë Departamentit Kirurgjisë Oromaksilofaciale, Fakulteti i Mjekësisë Dentare 2005 e vazhdim. Specializime jashtë vendit në Irlandë, Gjermani. Ka kryer studim të thelluar Lazeri e stomatologji, pranë Universitetit RWTH Aachen Gjermani, 2010-2013, Specialiste e lazerit diplomuar në vitin 2013 RWTH Aachen Gjermani Lektore në Aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka referuar në shumë evente kombëtare dhe ndërkombëtare. Është autore e një numri të konsiderueshëm publikimesh në periodik kombëtar dhe ndërkombëtar. Është Anëtare e shoqatës botërore të lazerit WFLD, Anëtare e shoqatës Gjermane të lazerit Anëtare e shoqatës së kirurgëve Oro maksilofacial të Shqipërisë, Kryetare e shoqatës Asociacioni Kombëtar i profesionistëve shqiptarë. Aktualisht është zevendës Dekane e Fakultetit Mjekësisë Dentare.