Tё nderuar kolegё, profesionistё tё Stomatologjisё dhe tё fushave tё ndryshme tё Mjekёsisё! Nё datat 14 – 16 Nёntor 2019, Shoqata Kombёtare Shqiptare e Profesionistёve Dentarё, nё bashkёpunim me Shoqatat e tjera profesionale dentare, nёn mbёshtetjen shkencore tё Fakultetit tё Mjekёsisё Dentare, me bashkёpunimin e Klinikёs Stomatologjike Universitare dhe tё Urdhrit tё Stomatologut tё Shqipёrisё, organizoi Kongresin e tretё tё Stomatologjisё me tematikёn: “ZHVILLIMET BASHKЁKOHORE NЁ FUSHЁN E DENTISTRISЁ DHE TЁ SHЁNDETIT ORAL”, kongres me pjesёmarrje tё gjerё kombёtare dhe ndёrkombёtare. Nё kёtё event madhor shkencor personalitete akademike tё huaj dhe vendas paraqitën tё rejat bashkёkohore tё fushёs sё stomatologjisё dhe tё disiplinave tё tjera mjekёsore tё ndёrlidhura me stomatologjinё. Kongresi u organizua nё njё bashkёpunim aktiv me Universitetet e tjera nё Shqipёri si dhe me shumё universitete prestigjoze europiane dhe botёrore, si Universiteti “Aldo Moro” Bari, Itali, Universiteti “Gabriele d`Annunzio”, Chieti, Pescara, Itali, Qendra Universitare “Charite` Berlin”, WAGRO-Association, Universiteti i Prishtinёs, Universiteti i Tetovёs, etj. Në këtë event patëm nderin të ishin pjesëmarrës profesorё dhe akademikё tё shquar tё universiteteve ndёrkombёtare tё standarteve tё larta. Gjithashtu, figura tё spikatura tё mjekёsisё shqiptare, profesorё dhe akademikё tё nderuar, paraqitën pёrvojёn dhe arritjet e tyre nё kёtё aktivitet. President Nderi i Kongresit ishte – Prof. Dr. Sergio CAPUTI (Rektor i Universitetit “Gabriele d’Annunzio”, Chieti-Pescara, Itali) President i Kongresit – Prof. Dr. Ramazan ISUFI (Shef i Departamentit tё Kirurgjisё OMF) Kryetar i Komitetit Shkencor – Prof. Asc. Edit XHAJANKA (Dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare) Kryetare e Komitetit Organizativ – Prof. Asc. Merita BARDHOSHI (Zv. Dekane e Fakultetit të Mjekёsisё Dentare dhe Presidente e ShKShPD) Në këtë aktivitet morën pjesë profesionistë të fushës së Stomatologjisë dhe Mjekësisë, Farmacistë, Laborantë Dentarë, Infermierë, etj. si dhe studentë të të gjitha fushave biomjekësore. Temat e paraqitura në kongres ishin në tre forma. Kongresi u zhvillua në ambjentet e “Tirana International Hotel & Conference Centre” dhe u organizua paralelisht në 7 salla me referime, 2 Salla Workshope dhe 3 Salla Panair Dentar dhe Mjekësor.