Ky shërbim e ka zanafillën e tij në vitet 1959 në një katedër të përbashkët. Në vitin 1964, u formua si katedër e veçantë me drejtues Docent Osman Hoxhën, i cili drejtoi këtë katedër deri në vitin 1973. Drejtuesit e mëpasëm të kësaj katedre kanë qenë: Docente Dhimitra Lira (1973-1976); Prof. Foto Toti (1976-2000); Prof. Ruzhdie Qafmolla (2000-2014). Nga viti 2014-2016, u emërua si përgjegjëse e Departamentit të Ortopedisë, Prof.Asc.Çeljana Toti, e cila u zgjodh në të njëjtin post më 2016. Nga vitet 1964 e deri më sot pedagogë të këtij departamenti kanë qenë punonjësit e mëposhtëm: Docent Osman Hoxha, Dr. Pano Lulo, D.Shk. Dhimitra Lira, Docente Budie Sina, Dr. Pandi Thano, Prof. Foto Toti, Prof. Ass. Hajrulla Muça, Prof. Ruzhdie Qafmolla, Dr. Beniamin Domi, Dr.Shk.Afërdita Basha, Prof. Fejzi Keraj, Prof. Vergjini Mulo, Prof.Asc. Edit Xhajanka, Dr.Shk. Koço Gjilo, Prof.Asc.Çeljana Toti, Dr.Shk. Gerta Kaçani, Dr.Shk. Kreshnik Keraj.
Departamenti i Ortopedisë sot funksionon në bazë të dy seksioneve: a] paraklinik; dhe b] klinik.
Specializimet e këtij shërbimi, kanë filluar nga vitet 1968 dhe vazhdojnë deri tani, me një ndërprerje në vitet 1985. Ky department, në bashkëpunim me drejtorinë e arsimit të lartë, po përgatit standartet sipas KE për hapjen e specializimeve në shërbimin protetikë-ortododonci.
Veprimtaria botuese: Nga pedagogët e specialitetit të protetikës dhe ortodoncisë si dhe ordinatorët e saj është bërë një punë e mirë në drejtim të botimit të artikujve shkencorë, numri i të cilëve nga viti 2002 e deri më tani është rreth 80. Këta artikuj janë botuar në Revistën Stomatologjike Shqiptare, në buletinët e shkencave mjekësore, në revistën Stomatologjike Ballkanike si dhe në Buletinin e Urdhërit të Mjekut të Shqipërisë.
Struktura akademike e programeve të studimit në FMD konsiderohet e konsoliduar. Studimet pranë FMD janë të organizuara në këtë mënyrë:
- Cikël i integruar i nivelit të dytë, me kohëzgjatje 5 vite, në përfundim të të cilit, studenti fiton Diplomën “Master i Shkencave në Stomatologji”. Pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare aktualisht studiojnë 668 studentë.
- Programet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë të studimeve, në fushën e mjekësisë dentare (kohëzgjatja 2 dhe 4 vjet). Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare studiojnë specializantë, të organizuar në 2 shkolla (programe) specializimi. Pedodonti në Departamentin e Terapisë, me kohëzgjatje 2 vjet dhe Kirurgji Maksilofaciale në Departamentin e Kirurgjisë OMF dhe Paraklinikë, me kohëzgjatje 4 vjet, ku realizohen orët sipas kurrikulës të miratuar.
- Niveli i tretë i studimeve doktoratë. Në programin e Doktoraturës kanë kryer mbrojtje doktorature një numër i konsiderueshëm doktorantësh ndër vite.