Të nderuar studentë, miq e kolegë,
Dëshiroj t`ju njoftoj se ditën e premte, në datë 30 Prill 2021, ora 10.00, dy pjesëtarë të stafit akademik të Universitetit të Milanos dhe të Universitetit të Napolit “Vanvitelli” do të mbajnë dy leksione:
Prof. Marco FARRONATO, datë 30 prill 2021, ora 10.00 deri 11.00, me titullin “Nuove tecnologie digitali e realta’ aumentata”, leksion mjaft interesant i fushës së Ortodoncisë.
Prof. Maria CONTALDO, datë 30 prill 2021, ora 11.30 deri 13.00, do të mbajë leksionin me titull “Metodiche di imaging non invasivo di supporto alla patologia orale”, leksion mjaft interesant i fushës së patologjisë orale.
Webinari do të zgjasë tre orë, ai është FALAS dhe mund të ndiqet nga studentë, staf i FMD dhe KSU dhe profesionistë.
Këto webinare do të pasohen nga një sërë webinaresh të tjera në vijim, nga profesorë e akademikë të ftuar, nga Universiteti “Aldo Moro” i Barit, si dhe nga Universitete të tjera me të cilat FMD bashkëpunon që prej 5 vitesh. Për datat dhe orën e zhvillimit të tyre do të njoftoheni vazhdimisht.
Të dhënat gjenden në linkun e mëposhtëm!
Jeni të mirëpritur!