Të nderuar studentë, miq e kolegë,
Dëshiroj t`ju njoftoj se ditën e Enjte, në datë 6 Maj 2021, ora 11.00, Profesor FELICE LORUSSO, specialist i fushës së kirurgjisë dhe Implantologjisë, nga Universiteti “ Gabriele d’ Annunzio” Chieti Pescara, do të mbajë leksionin me temë:
“Evaluation of the Biological Response and Osseointegration of Biomimetic Titanium Surfaces Coated with Type I Collagen: Novel Orientations in Osseointegrated Implantology- (Valutazione Della Risposta Biologica E Dell’ Osteointegrazione Di Superfici Biomimetiche In Titanio Rivestite Di Collagene Tipo I: Nuovi Orientamenti In Implantologia Osteointegrata)” leksion mjaft interesant i fushës së Implantologjisë.
Webinari do të zgjasë dy orë, ai është FALAS dhe mund të ndiqet nga studentë, staf i FMD dhe KSU dhe profesionistë.
Më pas, po në datën 6 Maj 2021, në ora 13.00, Prof. Gianluca TARTAGLIA nga Universiteti shtetëror i Milanos do të mbajë leksionin me titull:
“Equilibrio neuromuscolare apparato stomatognatico. Sensibilità e specificità del test.” dhe i përket fushës së Gnatologjisë dhe ortodoncisë.
Webinari do të zgjasë 1,5 orë.
Këto webinare do të pasohen nga një sërë webinaresh të tjera në vijim, nga profesorë e akademikë të ftuar, nga Universiteti “Aldo Moro” i Barit, si dhe nga Universitete të tjera me të cilat FMD bashkëpunon që prej 5 vitesh. Për datat dhe orën e zhvillimit të tyre do të njoftoheni vazhdimisht.
Të dhënat gjenden në linkun e mëposhtëm:
https://us02web.zoom.us/j/89724115699
Jeni të mirëpritur!
