Të nderuar studentë, miq e kolegë,
Dëshiroj t`ju njoftoj se në datën 5 Qershor 2021, në orën 17:00, do të zhvillohet një webinar mjaft bashkëkohor dhe interesant në lidhje me dentistrinë dixhitale, me titull “Digital Dentistry” , nga Profesor Marco Tallarico dhe të ftuar specialë Profesor Silvio Meloni dhe Dr.Dr. Erta Xhanari. Ky aktivitet vjen si një bashkëpunim me MEDFAU shpk.
Webinari mund të ndiqet duke aksesuar në linkun
https://us02web.zoom.us/j/81209468162.
Falenderim i veçantë për miqtë tanë lektorë, specialistë dhe akademikë nga universitetet bashkëpunëtore!
Webinari është FALAS dhe mund të ndiqet nga studentë, staf i FMD dhe KSU dhe profesionistë.
Ky webinar do të pasohet nga një sërë webinaresh të tjera në vijim, nga profesorë e akademikë të ftuar, nga Universiteti “Aldo Moro” i Barit, si dhe nga Universitete të tjera me të cilat FMD bashkëpunon që prej 5 vitesh. Për datat dhe orën e zhvillimit të tyre do të njoftoheni vazhdimisht.
Jeni të mirëpritur!