Të nderuar studentë, miq e kolegë,
Dëshiroj t`ju njoftoj se ditën e shtunë, në datë 22 Maj 2021, ora 09.30 – 13.30, disa lektorë, specialistë të fushave përkatëse do të mbajnë disa leksione me tematika të ndryshme.
Ky aktivitet, i cili vjen në kuadrin e një bashkëpunimi me KARETEK & AMANN-GIRRBACH, do të ketë lektorë Dr. NICOLA BONETTI,
Dr. FABIAN KEMPKES,
Dr. DIETMAR SCHAAN,
Dr. LUCA MALSERVIGI,
Dr. THOMAS GIENGER dhe
Dr. HANSGEORG KAUL.
Në webinar do të trajtohen temat ‘One for all – Zirconia Gen-X’, ‘The route with digital facebow – Zebris for cermaill’, ‘Production of implant prosthesis (in home) with Sintron dhe in CAD-CAM’ dhe ‘How Ceramill Matik can improve your daily routine’.
Falenderim i veçantë për miqtë tanë lektorë, specialistë dhe akademikë nga universitetet bashkëpunëtore!
Webinari do të zgjasë katër orë, ai është FALAS dhe mund të ndiqet nga studentë, staf i FMD dhe KSU dhe profesionistë, duke aksesuar në linkun e mëposhtëm:
https://us02web.zoom.us/j/82700779999
Këto webinare do të pasohen nga një sërë webinaresh të tjera në vijim, nga profesorë e akademikë të ftuar, nga Universiteti “Aldo Moro” i Barit, si dhe nga Universitete të tjera me të cilat FMD bashkëpunon që prej 5 vitesh. Për datat dhe orën e zhvillimit të tyre do të njoftoheni vazhdimisht.
Jeni të mirëpritur!