Gjatë muajve prill-maj-qershor 2021, në pamundësi të organizimit të eventeve me prani fizike, nga Fakulteti i Mjekësisë Dentare në bashkëpunim me Universitetet ndërkombëtare me të cilat fakulteti ka një bashkëpunim disa vjecar, u organizuan një sërë leksionesh, webinaresh dhe workshopesh online në ndihmë të përgatitjes së studentëve dhe të stafit.
Cikli i webinareve u bë i mundur nga bashkëpunimi i vazhdueshëm në shumë aspekte ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë Dentare me Universitetin “Aldo Moro” në Bari, si dhe me shumë universitete të tjera europiane. Leksionet u zhvilluan intensivisht gjatë gjithë periudhës prill, maj, qershor 2021, me një shumë leksione të hapura, të mbajtura nga specialistë të disiplinave të ndryshme të stomatologjisë, duke pasqyruar të rejat bashkëkohore të kësaj fushe dhe raste klinike të shumëllojshme.
Në datë 26 Prill 2021, Dr. Maximilian Dobbertin (Frankfurt Gjermani) mbajti një leksion shumë interesant në fushën e Dentistrisë Restorative me tematikën “Reabilitimi i dhëmbëve anteriorë, raste klinike dhe punime më kompozit në pacientë konkretë”. Leksioni u zhvillua në kuadër të përgatitjes së studentëve për konkursin e përvitshëm “Jules Allemand Trophy”, mbi teknikën e shtresëzimit të kompozitit. Ky leksion ishte një vlerë e shtuar për përgatitjen e gjithë studentëve, veçanërisht në përgatitjen e studentëve pjesëmarrës në Konkursin “Jules Allemand Trophy” edicioni 16 dhe 17, si dhe për të gjithë profesionistët që përdorin punimet estetike me kompozit dhe teknikat mini-invazive në praktikën e përditshme klinike. Leksioni në fokusin kryesor të tij pati pasqyrimin e rasteve me rehabilitim të dhëmbëve anteriorë. Gjatë leksionit u bë i mundur realizimi dhe demonstrimi live i punimit me kompozit në pacientë konkretë.
Në datë 30 Prill 2021, dy pjesëtarë të stafit akademik të Universitetit të Milanos dhe të Universitetit të Napolit “Vanvitelli” zhvilluan dy leksione të hapura:
- “Teknologjitë e reja dixhitale, një realitet në rritje” me lektor PhD. Marco Farronato, leksion në fushën e Ortodoncisë.
- “Metodikat e imazherisë jo invasive në ndihmë të patologjisë orale”, me lektor PhD. Maria Contaldo, leksion në fushën e Patologjisë Orale.
Në datë 6 Maj 2021 PhD. Felice Lorusso, specialist i fushës së Kirurgjisë dhe Implantologjisë, nga Universiteti “Gabriele d’Annunzio” Chieti Pescara, prezantoji leksionin me temë: “Vlerësimi i përgjigjes biologjike dhe osteointegrimi i sipërfaqeve të titaniumit biomimetik të veshura me kolagjen të tipit I- Orientimet e reja në Implantologjinë e osteointegruar”.
Në datë 6 Maj 2021 Prof. Gianluca Tartaglia nga Universiteti i Milanos, prezantoi një tjetër leksion të hapur, fokusuar në fushën e Gnatologjisë dhe Ortodoncisë, me temë “Ekuilibri neuromuskular i aparatit stomatognatik, ndjeshmëria dhe specifikat e testit”.
Temat e trajtuara në leksione prekën fusha e specialitete të ndryshme të fushës së Stomatologjisë, duke rritur diapazonin e njohurive me raste teorike dhe praktike. Disa nga temat e trajtuara:
- Riabilitazione Protesica nel Paziente Emimaxillectomizzato – Prof.Massimo Corsalini
- Corone protesiche singole in zirconia monolitica su pilastri dentari naturali nei settori latero-posteriori, studio retrospettivo di 40 casi – Dr. Antonio Carnevale
- Oral & gut microbiota. Its role in bone metabolism. How the use of probiotics affect this process – Dr. Denisa Hazballa dhe Prof. Dr. Francesco Inchingolo
- Evidence based practice. Whats new and whats next in translation research and biotechnological applications – Dr. Andrea Ballini
Në 14 maj 2021, tekniku dentar Giuseppe Spessi zhvilloi webinarin me temë: “Okluzioni i Lingualizuar në protesat totale” dhe po në të njëjtën ditë, Prof Felice Lorusso nga Universiteti “Gabriele d’Annunzio” në një leksion të hapur dha koncepte bashkëkohore në fushën e Implantologjisë.
Në datën 14 maj 2020 Dr. Nunzio Cirulli, specialist i fushës së ortodoncisë dhe pjesëtar i Stafit Akademik të Universitetit “Aldo Moro”, Bari, mbajti një leksion “Sfidat e ortodoncisë multifunksionale”. Tema e trajtuar nga Prof. Cirulli i përkiste fushës së Ortodoncisë bashkëkohore.
Në datë 21 Maj 2021, lektori Daniele Vanni, specialist i fushës së ortodoncisë mbajti leksionin me temë: “Terapia miofunksionale nëpërmjet aparateve multi family”.
Në datë 22 Maj 2021, disa lektorë, specialistë të fushave përkatëse zhvilluan online disa leksione me tematika të ndryshme. Ky aktivitet, i cili erdhi në kuadrin e një bashkëpunimi me Karetek & Amann -Girrbach, kishte lektorë Dr. Nicola Bonetti, Dr. Fabian Kempkes, Dr. Dietmar Schaan, Dr. Luca Malservigi, Dr. Tomas Gienger, Dr. Hansgeorg Kaul. Në këtë ëebinar u trajtuan temat: ‘One for all – Zirconia Gen-X’, ‘The route with digital facebow – Zebris for cermaill’, ‘Production of implant prosthesis (in home) with Sintron in CAD-CAM’ dhe ‘How Ceramill Matik can improve your daily routine”.
Në datën 5 Qershor 2021, u zhvillua një webinar mjaft bashkëkohor dhe interesant në lidhje me dentistrinë dixhitale, me titull “Digital Dentistry”, nga Profesor Marco Tallarico dhe të ftuar specialë Profesor Silvio Meloni dhe Dr. Erta Xhanari. Ky aktivitet erdhi si një bashkëpunim me Medfau shpk.
Në datën 12 Qershor 2021, u zhvillua një webinar mjaft bashkëkohor dhe intensiv në lidhje me të rejat bashkëkohore në dentistri. Lektorët dhe temat që u trajtuan ishin:
- Dr. Antonio CARNEVALE – “Inclusione di nanoparticelle di ossido di titanio (TiO2) e argento (Ag) NEI POLIMETILMETACRILATI (PMMA): Valutazione degli aspetti fisico-meccanici microbiologici e clinici”
- Dr. Claudia LAUDADIO – “Management of posterior crossbite in the primary dentition: rapid maxillary expansion and sloë maxillary expansion”
- Dr. Giuseppina MALCANGI – Francesco DE VANNA – “BALTIC DENTURE: ANALOGICAL and DIGITAL SYSTEM”
- Dr. Giovanni COLOCCIA – “Aligner biomechanics and focus on prevention of posterior open bite in aligner therapy”
- Dr. Assunta PATANO – “The basics of orthodontic tooth movement”
- Dr. Nicola DE GIGLIO – “Root canal shaping with rotary instruments: sequence and tecnique”
- Dr. Fabio DELL’OLIO – “Anxiolysis in Oral Surgery: focus on Nitrous Oxide”
Data 23 Qershor 2021 ishte një tjetër ditë intensive për të gjithë stomatologët dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, pjesmarrës në këto webinare, ku Lektorët dhe Temat e trajtuara ishin:
- Dr. Luisa LIMONGELLI – “Covid-19 Symptomatic Patients with Oral Lesions: Clinical and Histopathological Study on 123 Cases of the University Hospital Policlinic of Bari with a Purpose of a New Classification”
- Dr. Angela TEMPESTA – “Medication related osteonecrosis of the jaw: state of art”
- Dr. Giuseppina MALCANGI – “SARS-CoV-2 unknown virus: ëhat do we knoë so far?”
- Dr. Grazia MARINELLI – “White spot lesions in Orthodontics: prevention and treatment”
- Dr. Alessio D. INCHINGOLO – ”Impacted third molar surgery: a systematic review”
- Dr.Giuseppe BARILE – “Communicating bad news: a literature review and our institutional experience”
- Prof. Andrea DEGIACOMO – Dr. Silvia Medicamento – “Bruxismo e disturbi dello spettro autistico”
- Dr. Ahmed Halim Ayoub – “Digital workflow in immediate implant loading”
- Dr.Pietro Paolo MEZZAPESA – “Cystic odontogenic tumors: literature review”
- Dr. Valentina MONTENEGRO – “NOR Neurocclusal rehabilitation by Prof. Pedro Planas: principles and appliances”.