Në datat 23-24 Shkurt 2023, u mbajt takimi i parë në Kragujevac, Serbi për projektin ndërkombëtar BIOSINT, ERASMUS-EDU-2022-CBHE-STRAND-2, Nr. 101082863, ku Universiteti Kragujevac, Serbi, është Koordinator i këtij projekti dhe Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë është në cilësinë e Partnerit.
Në takim u realizua prezantimi i të gjithë institucioneve anëtare. U prezantuan objektivat dhe aktivitetet e projektit, sipas secilës fazë. U shqyrtua formulimi i dokumentave dhe organizimi i bordeve kryesuese, elemente kyç për zhvillimin e aktiviteteve. Gjithashtu, u analizua plani buxhetor dhe u planifikuan takimet e ardhshme.
ZHVILLOHET TAKIMI I PARË NË KUADËR TË PROJEKTIT NDËRKOMBËTAR “BIOSINT”
