Me rastin e 65-vjetorit të themelimit, Universiteti i Tiranës, organizon Konferencen Shkencore Studentore Ndërkombëtare “Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe studiuesve të rinj – UT flet me zērin e studentëve”.
Kjo konferencë ka si qëllim prezantimin e arritjeve në fushën e kērkimit shkencor nga studentët dhe studiuesit e rinj dhe krijimin e një rrjeti bashkēpunimi mes tyre. Konferenca synon gjithashtu të nxisë ndërkombëtarizimin e Universitetit të Tiranës dhe të produktit tě tij shkencor, duke krijuar një platformë ku të promovohet dhe te rritet kapaciteti i studentëve dhe i Universitetit.
Konferenca do të mbahet në datat 18-19 Maj 2023 dhe do te jetë multitematike
Afati i fundit për dorëzimin e abstraktit: 10 Maj 2023
Janë të ftuar të gjithë studentët e Fakultetit të Mjekësisë Dentare dhe kērkues të rinj të marrin pjesë.
Detajet mbi thirrjen e konferencës, afatat kohore:
Afati i fundit për dorëzimin e abstraktit: 10 Maj 2023
✅ Njoftimi i pranimit të punimeve: 12 Maj 2023
✅ Dorëzimi i artikujve të plotë (për botim): 18 Qershor 2023
✅ Abstraktet dhe plota mund të dërgohen në adresën e emailit: [email protected].
✅ Për udhëzime mbi formatin e abstraktit dhe punimeve kliko në dokumentin bashkëngjitur (Udhëzime)