Sipas një tradite të përvitshme, me rastin e 20 Marsit, Ditës Botërore të Shëndetit Oral, Fakulteti i Mjekësisë Dentare me suportin e Bashkisë së Tiranës, të shkollës 9 vjeçare “Jeronim De Rada”, të Qendrës Komunitare Multidisiplinare në Tiranë, organizoi një aktivitet për promovimin e shëndetit oral me fëmijë të grup moshave të ndryshme nga Shkolla “Jeronim De Rada” dhe nga Qendra Komunitare Multidisiplinare.
Me rastin e kësaj dite me vlerë të veçantë për shëndetin oral, u kryen trajtime parandaluese si vendosje silantesh dhe seanca fluorizimi në fëmijë.
Fëmijëve ju dhuruan furça e pasta dhëmbësh, të bëra donacion ndaj fakultetit nga firmat Curaprox, Curasept dhe Lacalut.
Një falenderim i veçantë për të gjithë bashkëpunëtorët që bënë të mundur këtë aktivitet social profesional të larmishëm, për pedagoget Prof Asoc Enida Petro, Dr Shk Manola Kelmendi, studentët e vitit të pestë të FMD, Bashkinë e Tiranës dhe Drejtorinë e Shkollës “Jeronim De Rada”, si dhe për firmat mbështetëse të aktivitetit.





























