Ditën e Hënë, datë 25.11.24 përfaqësuesit e Universitetit të Mjekësisë Sofje, Bullgari: Dima Madaleva eksperte për mobilitet trajnimi, Prof. Dr. Maria Stojanova përgjegjëse për mobilitetin e mësimdhënies në Fakultetin e Mjekësisë Dentare dhe Dr. Evgeni Stanev përgjegjës për mobilitetin e mësimdhënies në Fakultetin e Mjekësisë zhvilluan një takim me Dekanen e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Prof. Asoc. Silvana Bara. Gjatë këtij takimi, Prof. Bara prezantoi Fakultetin e Mjekësisë Dentare dhe departamentet përbërëse të tij, duke ndarë informacion mbi strukturën dhe aktivitetet akademike dhe mundësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Vizitorët patën mundësinë të ndjekin nga afër një guidë në të gjitha departamentet e fakultetit, ku u njohën me punën e përditshme të stafit akademik dhe studentëve.
Kjo vizitë shërben për të ndarë përvoja dhe praktika të mira midis institucioneve, duke forcuar më tej bashkëpunimin.
Gjatë këtij takimi, palët prezantuan universitetet përkatëse, diskutuan për projektet aktuale dhe eksploruan mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme. Ky shkëmbim përvojash do të forcojë më tej lidhjet ndërkombëtare dhe do të krijojë mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik.
Gjithashtu në kuadër të programeve të shkëmbimit të mobiliteteve në Programin Erasmus +, anëtarë të stafit akademik nga Universiteti i Mjekësisë Sofje, Bullgari, zhvilluan ditën e Martë, datë 25.11.2024 leksionet si më poshtë:
1- Prof. Maria Dencheva
– Dental materials like sources of hidden allergy
– Types of Dental allergens
– Methods of diagnostics ( patch tests and termo vision diagnostics)
– Review of clinical cases
– Focal infections in maxillo facial area
2- Prof. Asoc. Evgeni Stanev
– Allergic potential of the dental materials used in the conservative dentistry
– Objective symptons in allergic patients throught composite materials
– Difference indiagnostic methods between haptens and complete allergens in dental allergology
të cilët u ndoqën me interes nga kolegët, specializantët e studentët e Fakultetit të Mjekësisë Dentare.









