❗️Thirrje për Aplikim për Projekt-Propozime në Kuadër të Projekteve të Infrastrukturas së Kërkimit Shkencor (PIKSH) – Viti 2025!
Hapet thirrja për financimin e Projekteve të Infrastruktures së Kërkimit Shkencor (PIKSH) në fushat prioritare për vitin 2025.
🔑 Fushat Prioritare për Aplikim:
• Biodiversiteti dhe Mjedisi
• Bujqësia, Ushqimi dhe Bioteknologjia
• Shëndetësia dhe Shkencat Mjekësore
• Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit
• Shkencat Sociale dhe Albanologjike
• Uji dhe Energjia
🗓 Afatet:
• Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë: 10 Janar 2025
📑 Si të aplikoni: Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin në 4 kopje të shtypura dhe 1 kopje digjitale (USB) në zyrën e Protokoll-Arkivës së Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe të dërgojnë një kopje të tij edhe në adresën e emailit: [email protected].
🖱 Për informacion më të detajuar dhe për të shkarkuar udhëzuesin e plotë, klikoni këtu:
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Ju uron suksese në aplikimin Tuaj!

