Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, priti në një takim Ministrin e Shëndetësisë të Italisë, Prof. Orazio Schillaci, Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Albana Koçiu dhe Ambasadorin italian, H.E. On. Marco Alberti.
Takimi u fokusua në:
✅ Projekte të përbashkëta kërkimore dhe akademike
✅ Zhvillimin e programeve të studimit në Shkencat e Shëndetit
✅ Rritjen e mobilitetit akademik për studentët dhe pedagogët
Diskutimi me studentët dhe stafin akademik trajtoi sfidat dhe perspektivat në mjekësi dhe kujdesin shëndetësor, duke përforcuar partneritetin mes Shqipërisë dhe Italisë.Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, e vlerëson këtë takim si një mundësi të rëndësishme për forcimin e ndërkombëtarizimit dhe avancimin e kërkimit shkencor për stafin akademik.













