Ju njoftojmë se kanë filluar regjistrimet për pjesëmarrje në mënyrë pasive – Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Shkencave të Shëndetit, i organizuar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Kongresi do të zhvillohet në datat 2, 3, 4 Maj 2025 tek Tirana International Hotel dhe është në proces akreditimi nga ASCK me 15 kredite.
Ftojmë cdo profesionist të shkencave mjekësore nga Shqipëria dhe jo vetëm, që dëshiron të bëhet pjesë si pjesëmarrës pasiv i Kongresit të Parë Ndërkombëtar të Shkencave të Shëndetit.
Për të printuar faturën për arkëtim ju lutemi ndiqni linkun e mëposhtem ose faturën mund ta tërhiqni dhe fizikisht pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Tiranë (Adresa: Rruga “Dibrës”, Q.S.U.T Nr. 232, Tiranë). Mandatet e Pagesave të dorëzohen pranë Degës së Financês së Fakultetit.
Për informacione të mëtejshme kontaktoni në:e-mail: [email protected] website: www.umed.edu.al
*Për studentët e Universitetit të Mjekësisë, hyrja është falas!
Ju mirëpresim!
Kongresi i I-rë Ndërkombëtar i Shkencave të Shëndetit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

