Agjencia Kombëtare e Financimit tē Arsimit te Lartë, në mbështetje te Vendimit nr.386 datë 01.06.2022 te Keshillit të Ministrave “Per miratimin e fushave dhe të programeve të studimit, që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetjen financiare të studentëve te shkëlqyer e të studentëve, që ndjekin kēto programe në institucionet publike të arsimit të larte”, i ndryshuar me VKM nr. 448. datë 03.07.2024, bën publik njoftimin si më poshtë:
Të gjithë studentët shtetas shqiptarë të pranuar ne institucionet publike të arsimit të larte. për program te parë studimi mund te aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare nga buxheti i shtetit. nëse plotësojnē kriteret, si më poshtë:
Studentë të shkëlqyer:
Studenti me notë mesatare në pranim, që:
i. kanë përfunduar arsimin e mesêm të lartē me notë mesatare 10.00:
ii. në secilin prej provimeve kombëtare të detyruara të maturës shtetërore është vlerësuar me jo mê pak se nota e shkallëzuar 9.5 deri nẽ 10.00.
. Studentët fitues të olimpiadave:
Studenti fitues i njērit prej tri çmimeve të para, nê olimpiadat ndērkombētare të arsimit parauniversitar, me më shumë se 15 vende pjesemnarrëse, pavaresisht notës mesatare, kur pranohet në programe studimi, që lidhen me lëndën/t/disiplinēn ku ka fituar çmimin.
Studentët do të paraqiten pranë AKFAL duke dorëzuar dokumentet si mëposhtë:
- Për studentët e shkëlqyer:
- Formulari i aplikimit;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
- Fotokopje e diplomës dhe e certifikatës së Maturës Shtetërore.
- Për studentët fitues të olimpiadave / në programe prioritare:
Fotokopje e dokumentit të identifikimit.
Formulari i aplikimit;

