Në vijim të marrëveshjes ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Universitetit të L’Aquila-s, dhe si rezultat i bashkëpunimit universitar ndërmjet dy institucioneve, Dekania e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Prof. Silvana Bara, zhvilloi një takim online me përfaqësues të universitetit partner.
🎓 Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për mobilitete të studentëve dhe stafit akademik, shkëmbimin e përvojave në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, si dhe perspektivat për hapjen e programeve të dyfishta të studimit në nivelin Bachelor. Bisedimet synojnë zgjerimin e bashkëpunimit dhe krijimin e mundësive të reja të formimit, duke ndërthurur ekspertizën akademike të të dy universiteteve.
Ndërkombëtarizimi mbetet në fokus të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, përmes forcimit të partneriteteve ndërkombëtare, zhvillimit të nismave të përbashkëta akademike dhe zgjerimit të mundësive për studentët dhe stafin.
🤝 Nga marrëveshjet institucionale drejt mundësive konkrete për komunitetin akademik!

