33 ARTIKULATORЁ TIP SAM PRAZISIONSTECHNIK, ME NJЁ VLERЁ RRETH 30 MIJЁ EURO, NDIHMA TЁ ARDHURA NЁ FAKULTETIN E MJEKЁSISЁ DENTARE NGA QENDRA UNIVERSITARE “CHARITE` BERLIN”, NЁ KUADЁR TЁ PROJEKTIT DY VJEÇAR TЁ BASHKЁPUNIMIT NЁ PROTETIKЁ
Nё vijim tё marrёveshjes sё bashkёpunimit ndёrmjet Qendrёs Universitare “Charite` Berlin” dhe Fakultetit tё Mjekёsisё Dentare, nё datёn 17 dhjetor 2019 nё FMD u krye marrja nё dorёzim e 33 copё Artikulatorёve TIP SAM, PRAZISIONSTECHNIK, tё ardhur nёpёrmjet postёs si dhuratё nga “Charite`” ndaj FMD.
Ky kontigjent Artikulatorёsh SAM, nё gjendje shumё tё mirё funksionale, u mor nё dorёzim dhe u inventarizua nga njё grup prej 6 personash.
Vlera e njё Artikulatori tё ri SAM ёshtё rreth 800-900 euro. Priten qё nga Charite` tё dёrgohen edhe njё sasi tjetёr artikulatorёsh.
Futja nё pёrdorim e kёtyre pajisjeve nё FMD dhe pёrdorimi i tyre pёr qёllime didaktike, veçanёrisht nё Programin e Studimit “Teknikё Dentare”, nё lёndёn “Protetika Paraklinike” nё vitin e dytё nё Programin e Studimit “Master i Shkencave nё Stomatologji”, do t`i shёrbejё rritjes sё ndjeshme tё nivelit cilёsor tё mёsimit dhe tё njohurive praktike qё marrin studentёt e FMD nё kёto dy programe studimi.
Gjithashtu, numri i madh i kёtyre pajisjeve tё sjella nё FMD nga “Charite`”, do tё bёjё tё mundur edhe pёrdorimin e tyre nё punёn klinike me pacientё nё Klinikёn Stomatologjike Universitare, e cila bashkёrendon aktivitetin klinik me FDM, lidhur me praktikёn klinike tё studentёve tё vitit tё tretё, tё katёrt dhe tё pestё nё lёndёn “Protetika Fikse”, “Protetika Parciale e Lёvizshme” dhe “Protetika Totale”.
Nё hartimin e Projekt Buxhetit nё çdo vit ёshtё parashikuar blerja e kёtyre pajisjeve tё domosdoshme pёr protetikёn, gjё qё nuk ka qenё e mundur tё realizohet pёr arsye tё mungesёs sё fondeve. Theksojmё se FMD ka fituar njё Projekt bashkёpunimi me Qendrёn Universitare “Charite` Berlin” nё protetikё pёr implementimin e teknologjisё kompjuterike nё FMD. Nga Profesor Peter Pospiech nё datat 19-21 prill 2018 u organizuan leksione dhe praktika me studentёt e viteve tё larta nё FMD mbi punimet mini invasive.
Njё rol tё veçantё nё arritjen e finalizimit tё bashkёpunimit ndёrmjet “Charite`” dhe FMD ka patur ish Deputetja e Bundestagut, Znj. Iris Eberl.
Dekanati dhe stafi i FMD shprehin falenderim tё veçantё ndaj Znj. Iris Eberl, drejtuesve tё “Charite`”, Prof. Florian Beuer dhe Prof. Peter Pospiech, miq tё mirё tё FMD dhe bashkёpunёtorё seriozё. Urojmё qё mundёsitё e bashkёpunimit dhe urat ndёrlidhёse tё FMD me partnerё dhe bashkёpunёtorё ndёrkombёtarё tё shtohen dhe tё zgjerohen vazhdimisht.