Memorandumi i bashkëpunimit midis FMD dhe Universitetit të Barit “Aldo Moro”
Firmoset memorandumi i bashkëpunimit dhe finalizohet ky bashkëpunim zyrtar ndërmjet FMD dhe Universitetit “Aldo Moro” të Barit, bashkëpunim i nisur prej 2.5 vitesh me miqtë dhe profesorët italianë nga ky Universitet.
Faleminderit miqve të Shqipërisë, Prof. Antonio Uricchio, Rektor i Universitetit të Barit, dhe Prof. Francesco Inchingolo, Drejtues i Programeve Master të këtij Universiteti, që mundësuan këtë marrëveshje bashkëpunimi, e cila do të përfshijë mobilitetin e stafit akademik, të studentëve, shkëmbimin e përvojës jo vetëm në pjesën akademike, por dhe kërkimin shkencor dhe programe masteri e doktoratura të përbashkëta!
Në Kongresin e Dytë të FMD, një grup i madh profesorësh nga ky Universitet do të nderojnë eventin me leksione dhe work- shope.